
Liverpool është në kërkim të një zëvendësuesi të Mohamed Salah, me këtë të fundit që pritet të largohet nga klubi pas përfundimit të sezonit.
Salah ka qenë njëri nga lojtarët më të rëndësishëm të “The Reds” në dekadën e fundit, andaj edhe zëvendësimi i tij do të jetë një sfidë e madhe për klubin.
Liverpool ka hedhur sytë kah sulmuesi Michael Olise dhe e duan me çdo kusht rikthimin e tij në Premierligë.
Olise po kalon në formë jetësore me Bayern Munich, por transferimi i tij do të jetë një sfidë e madhe për kampionët e Anglisë.
Raportohet se Bayerni nuk do të pranojë asnjë ofertë nën 200 milionë euro për transferimin e tij, teksa Liverpool synon ta përfshijë në marrëveshje edhe mesfushorin Cody Gakpo.
24-vjeçari këtë edicion ka shënuar 13 gola dhe ka dhuruar 25 asistime në 36 ndeshje, duke qenë njëri nga sulmuesit më produktivë në Evropë.
Bayerni shpenzoi plot 53 milionë për anësorin në vitin 2024 për ta sjellë atë nga Crystal Palace.