Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

I pakënaqur me stafin mjekësor të Real Madridit, Mbappe udhëton drejt francës

Gazeta10
02 March 2026 - 16:33

Lëndimi i gjurit po vazhdon të jetë problem për Mbappen tash e disa kohë.

 

Sulmuesin francez ka qenë duke e shqetësuar ky lëndim tash e disa kohë, ndërsa tani aktualisht ai është jashtë fushave shkaku i këtij lëndimi.

 

“Marca” raporton se Mbappe nuk është i kënaqur aspak me stafin mjekësor të klubit lidhur më mënyrën se si e kanë trajtuar lëndimi e tij dhe ka udhëtuar drejt Francës për fazën e rikuperimit.

 

Te Real Madridi frikësohen se ai mund të hyjë në operacion dhe më pas të mungojë për disa muaj.

 

Por, duket se ky nuk është aktualisht opsion as për Mbappen, me Botërorin që është vetëm tre muaj larg.

 

Mbetet të shihet nëse sulmuesi francez do të jetë gati për ndeshjet kundër Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve.

 

27-vjeçari po kalon edicionin më të mirë në karrierë, ku ka shënuar 38 gola në 33 ndeshje.

 

Në verë ai pritet të luajë në Botërorin e tretë, teksa këtë trofe e kishte fituar me Francën në vitin 2018 kur ishte vetëm 19-vjeçar.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.