Kontaktoni

info@gazeta10.com

Kronika e Zeze

​Vidhen para, stoli ari në Leshan e Krushë të Vogël

Gazeta10
23 March 2026 - 12:32

Në dy raste të ndara persona të panjohur kanë vjedhur stoli ari në dy shtëpi të ndryshme.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti i parë ka ndodhur të dielën rreth orës 20:15, në Leshan të Suharekës.

“Leshan, Suharekë / 22.03.2026 – 16:20-20:15. Është raportuar se persona- të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e viktimës mashkull kosovar dhe nga aty kanë vjedhur një sasi stoli ari. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin”, thuhet në raport.

Ndërkaq, rasti i dytë ka ndodhur në Krushë të vogël të Prizrenit.

“Krushë e Vogël, Prizren / 22.03.2026 – NN. Është raportuar se persona- të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e viktimës mashkull kosovar dhe nga aty kanë vjedhur një sasi stoli ari, para të gatshme si dhe disa gjësende tjera. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin”, thuhet në njoftim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Kronika e Zeze
31 March 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.