
Kosova është tronditur nga një ngjarje e rëndë që ndodhi mbrëmë në fshatin Majac të Podujevës, ku si pasojë e një konflikti kanë mbetur të vdekur tre persona.
Sipas Prokurorisë Speciale të Kosovës, rasti ka nisur si pasojë e një mosmarrëveshjeje ndërmjet të dyshuarës kryesore dhe një burri 45-vjeçar, çka më pas ka eskaluar në tragjedinë me pasoja fatale.
Ndërkohë, situata në terren ka qenë e tensionuar edhe për ekipet mediale. Ekipi i Kanal10 është penguar gjatë raportimit nga afër vendit të ngjarjes në Obiliq.
Gazetarja Sara Shehu, së bashku me kameramanin A.H., kanë hasur në rezistencë nga familjarë të të ndjerit. Sipas saj, një person ka tentuar t’i largojë nga vendi i ngjarjes, ndërsa situata ka eskaluar edhe fizikisht ndaj kameramanit.
Në një lidhje direkte për emisionin “Gazeta”, Shehu deklaroi se:
“Kolegu kameraman është penguar më shumë në aspektin fizik, pasi xhaxhai i të ndjerit ka tentuar t’ia marrë pajisjet – kamerën dhe tripodin nga duart, ndërsa mua më është kërkuar të largohem dhe të mos raportoj për shkak të gjendjes së rënduar emocionale”, shtoi Shehu.