Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ekspozita në Prishtinë, PDK mbështet protestën e paralajmëruar nga OVL-UÇK

Gazeta10
29 Mars 2026 - 16:05

Partia Demokratike e Kosovës ka shprehur mbështetje për protestën e paralajmëruar për nesër nga organizatat e dala nga lufta e UÇK-së.

Protesta e paralajmëruar nga OVL-UÇK vie si reagim ndaj ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998-1999” që u kritikua për pasaktësi të shumta.

“Çdo përpjekje për të shtrembëruar faktet, për të relativizuar krimet apo për të rishkruar historinë tonë është e papranueshme dhe duhet të kundërshtohet me vendosmëri”, shkruhet në komunikatën e PDK-së.

Komunikata e plotë:

Prishtinë, 29 mars – Partia Demokratike e Kosovës shpreh mbështetjen e saj për protestën e paralajmëruar për nesër nga organizatat e dala nga lufta e UÇK-së.

Kjo protestë është një reagim i drejtë qytetar dhe kombëtar për mbrojtjen e dinjitetit të viktimave, të familjeve të tyre dhe të vlerave të luftës çlirimtare të popullit të Kosovës.

Çdo përpjekje për të shtrembëruar faktet, për të relativizuar krimet apo për të rishkruar historinë tonë është e papranueshme dhe duhet të kundërshtohet me vendosmëri.

Mbrojtja e së vërtetës për luftën tonë është një detyrim shtetëror dhe moral. Duke ruajtur të vërtetën, ne njëkohësisht nderojmë viktimat dhe sakrificën e tyre.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.