Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Deputeti ukrainas: Ukraina po kalon një gjenocid që Kosova e ka përjetuar më parë (VIDEO)

Gazeta10
27 October 2022 - 11:00

Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko po merr pjesë në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, raporton Gazeta10.

Ai ka thënë se është nder i madh për të që po i drejtohet Kuvendit të Kosovës dhe se tani Ukraina dhe Kosova ndjehen njësoj pasi që Kosova e ka përjetuar një gjenocid që tani po e përjeton Ukraina.

Goncharenko, ka përmendur disa nga ushtarët e Ukrainës të cilët janë vrarë në Kosovë si pjesëtarë të misionit të KFOR-it.

Deputeti Goncharenko javë më parë kishte dorëzuar në Kuvendin e Ukrainës një rezolutë përmes së cilës kërkonte njohjen e pavarësisë së Kosovës./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.