Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gazeta 10 konfirmon, për dy muaj u dogjën 3 vetura me targa RKS në veri

Gazeta10
27 Tetor 2022 - 14:10

Gjatë muajit shtator dhe tetor janë djegur 3 vetura me targat RKS në Leposaviq, raporton Gazeta10.

Këtë lajm e ka bërë të ditur për Kanal10, zëvendëskomandati i Policisë së Kosovës për Rajoni  e Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti.

Një veturë me targat KM është djegur po ashtu gjatë kësaj periudhe.

Ai këtë informacion e ka bërë të ditur teksa ka folur për një zjarrëvënie të një veture të një zyrtari policor në afërsi të Leposaviqit.

“Pak minuta pas mesnatës, ekipet e policisë janë njoftuar për djegjen e një veture të një zyrtari policor serb në afërsi të Leposaviqit. Rasti është cilësuar si zjarrëvënie dhe rasti është duke u hetuar nga Policia derisa janë duke u hetuar motivet e djegjes së veturës. Përgjatë muajit shtator dhe tetor, 3 vetura me targat RKS janë djegur, ndërsa 1 me targat KM”, ka thënë Hoti. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.