
Djemtë e ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë janë bërë bashkë në protestën e mbajtur në sheshin e Prishtinës, kundër vendimit të Gjykatës Speciale të 16 shtatorit.
Ata iu bashkuan qytetarëve dhe protestuesve që shprehën mbështetje për ish-krerët e UÇK-së dhe kundërshtim ndaj vendimit të fundit të Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Në protestë po marrin pjesë qytetarë nga pjesë të ndryshme të Kosovës, ndërsa në mesin e tyre janë edhe familjarë të ish-krerëve të UÇK-së që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.
