Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Nis protesta kundër vendimit të Gjykatës Speciale, qytetarët: Në përkrahje të çlirimtarëve

Gazeta10
01 October 2026 - 16:06

Në sheshin e Prishtinës po zhvillohet një protestë kundër vendimit të Gjykatës Speciale të 16 shtatorit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Në raportim direkt për Kanal 10, gazetari Zeqir Hasani po sjell detaje nga protesta, ndërsa qytetarët pjesëmarrës kanë shprehur mbështetjen e tyre për ish-pjesëtarët e UÇK-së.

Gjatë prononcimeve, qytetarët deklaruan se janë në përkrahje të çlirimtarëve dhe kundërshtuan vendimin e Gjykatës Speciale.

Familjarët e ish-krerëve, miq e figura publike po shihen në mesin e turmave.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.