
Veterani i UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka mbajtur fjalim në protestën e zhvilluar në Prishtinë, duke reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë.
Haradinaj tha se, sipas tij, ish-pjesëtarët e UÇK-së janë tradhtuar nga disa ndërkombëtarë, ndërsa theksoi se populli i Kosovës kërkon drejtësi.
“Populli i Kosovës kërkon vetëm drejtësi. Kosova e çon drejtësinë në vend. Ua fal besimin, se na patën besuar. Nuk pranojmë të na ofendojnë 400 e sa masakra.”
Në fund të fjalimit, Haradinaj përmendi edhe bashkëluftëtarët e tij, duke thënë:
“Lavdi shokëve! O do t’ju sjellim këtu, o do të vijmë atje. Rroftë UÇK-ja!”