
Lavdie Leci, vajza e doktor Lec Gradicës, i cili gjatë luftës në Kosovë themeloi spitalin e parë ushtarak në Drenicë, ka mbajtur fjalim në protestën e zhvilluar në Prishtinë.
Në fjalimin e saj, Leci ka rrëfyer për jetën e saj në mungesë të prindit, duke theksuar njëkohësisht krenarinë që, sipas saj, ai e ka bartur për rolin e tij gjatë luftës.
“U rrita me mungesën e prindit, por edhe me krenarinë që ai e barte titullin e tij dhe kontributin që dha.”
Lavdie Leci tha se kujtimi për të atin dhe kontributin e tij mbetet pjesë e rëndësishme e jetës së saj, ndërsa fjalimi i saj u mbajt para protestuesve të mbledhur në Prishtinë.