
Komuna e Suharekës sot ka ndarë çmimin “Ukë Bytyqi” për presidentin e klubit futbollistik Ballkani, Arsim Kabashin, raporton Gazeta10.
Kabashi, ka thënë se momentet e tilla të vlerësimit të punës së tij vetëm shërbejnë si forcë e motiv për të vazhduar tutje.
Ai ka shtuar se ky çmim do të jetë më i veçanti pasi që është në emër të një personi që ka dhënë shumë për ndërtimin e shtetit të Kosovës./Gazeta10