Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Nga Kosova Von der Leyen në Tiranë, Rama e pret në Rinas (VIDEO)

Gazeta10
27 October 2022 - 15:06

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka pritur presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, për një vizitë zyrtare në Shqipëri, raporton Gazeta10.

Rama këtë lajm e ka bërë të ditur përmes një njoftimin në Facebook.

“Rinas – Ceremonia zyrtare e pritjes së Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen Description: 🇪🇺Description: 🤝Description: 🇦🇱”, ka shkruar Rama në llogarinë e tij në Facebook.

Pak minuta para se Ursula von der Leyen të arrinte në Shqipëri, Rama kishte publikuar një fotografi, ku në stilin e tij, me një telefonë në dorë po pyeste se a po vjen apo jo der Leyen në Tiranë.

Përndryshe, presidentja e Komisionit Europian ka qëndruar sot në Kosovë ku ka takuar presidenten Vjosa Osmani si dhe kryeministrin Albin Kurti.

Në qendër të diskutimeve kanë qenë kriza energjetike dhe liberalizimi i vizave. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.