Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Besnik Bislimi kthehet mbrapshtë në Kosovë, 100 kilometra para arritjes në Beograd

Gazeta10
27 Tetor 2022 - 16:25

Zëvndëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi është ndaluar dhe kthyer mprapshtë në KOsovë, vetëm dhjetëra kilometra para se të hynte në kryeqytetin e Serbisë, në Beograd.

Zëvendëskryeministri Bislimi ka konfirmuar lajmin për Kohën. E ka quajtur manipulim të Serbisë situatën e krijuar.

“Ne kemi bërë kërkesën për vizitë para një jave. Vizita është aprovuar. Kemi kaluar kufirin. Jemi afruar deri te Beogradi. Tek aty na ka dalë një veturë tjetër e policisë që na ka ndalë e ka thënë se për arsye të sigurisë s’mund të bëhet. Po del se është krejt manipulim… Doli një veturë shtesë, ka dalë konvoji dhe ka kërkuar të kthehemi se gjoja ka probleme për siguri. Ka thënë se po kërcënohet siguria”, ka thënë Bislimi nëpërmjet telefonit.

Sipas njoftimit të Qeverisë të mërkurën, Bislimi ishte paraparë të merrte pjesë në Konferencën e Forumit për Marrëdhënie Etnike, në tryezën e diskutimit “Dialogu Diplomatik”, me temë “Kosova dhe Perspektiva Evropiane e Rajonit”. Diskutimi ishte paraparë të niste në orën 17:00./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.