Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shtiu me armë drejt të dashurës dhe më pas qëlloi edhe veten, policia jep detaje për plagosjet mbrëmë në Ferizaj

Gazeta10
11 April 2026 - 9:31

Një person mbrëmë në Ferizaj ka shtnë me armë zjarrit drejt të dashurës së tij dhe më pas ka qëlluar edhe veten, ka njoftuar policia.

Të dy të lënduarit janë dërguar në QKUK në Prishtinë, ndërsa policia tha se ka gjetur dhe ka sekuestruar armën.

“Ferizaj 10.04.2026, 21:58. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, ka shtënë me armë zjarri drejt të dashurës së tij dhe më pas e qëllon veten. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, Prishtinë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri me një karikator gjashtë fishekë dhe tri gëzhojat e armës së përdorur. Rasti nën hetime”.

Policia tha se rastin e ka cilësuar si “vrasje në tentativë”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.