
Një burrë në Vushtrri ka njoftuar policinë se persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së tij.
Sipas raportit të policisë, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja të AK-47.
Nuk raportohet për të lënduar.
“Vushtrri 27.10.2022-02:44. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së tij. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja të AK-47, nuk raportohet për të lënduar”./Gazeta10