Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Syla: Edhe Kushtrim Kokalla duhet dënuar me burgim të përjetshëm, ishte pjesë e planifikimit njëvjeçar të vrasjes

Gazeta10
21 April 2026 - 18:46

Avokati i familjes Ademaj, Leutrim Syla, ka deklaruar se vrasja e Liridona Ademajt nuk duhet të trajtohet si rast i zakonshëm kriminal, duke theksuar se bëhet fjalë për një planifikim të gjatë dhe të organizuar.

Sipas tij, rasti përfshin një bashkëpunim të disa personave në planifikimin e vrasjes për një periudhë më shumë se një vjeçare.

“S’kemi pasur asnjëherë rast ku tre ‘burra’, nëse mund të trajtohen të tillë, kanë planifikuar për më shumë se një vit vrasjen e një gruaje. Në praktikë, kjo do të thotë që çdo ditë e kanë ‘vrarë’ atë. Këtë dijeni e ka pasur edhe Kushtrim Kokalla, i cili në mbrojtjen e tij e ka konfirmuar këtë fakt. Mendoj se ai do duhej të ishte i përfshirë në këtë dënim”, ka deklaruar Syla, pas vendimit gjyqësor që e dënoi Kokallën me 30 vjet burg.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.