Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Leonard Ademaj: Kemi kontakt me fëmijët e Liridonës, përmes gjykatës do kërkojmë t’i takojmë

Gazeta10
21 April 2026 - 18:55

Vëllai i Liridona Ademajt, Leonard Ademaj, ka folur për gjendjen e fëmijëve të së ndjerës, duke theksuar se ata kanë shtetësi suedeze dhe aktualisht ndodheshin në Kosovë.

Ai ka bërë të ditur se familja është në kontakt të vazhdueshëm me ta dhe se do të kërkohet përmes gjykatës që të sigurohet takimi me fëmijët, qoftë në Kosovë apo në vendin ku do të jetë më e lehtë për ta.

“Me anë të gjykatës do të kërkojmë që fëmijët t’i takojmë, nëse jo në Kosovë, atëherë aty ku është më e lehtë për ta. Gjendja e familjes tonë nuk ka qenë e mirë, sepse nuk e dinim se çfarë vendimi do të merrej. Komunikimi me fëmijët do të jetë i vazhdueshëm”, ka deklaruar ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.