Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Arjeta Fejza për Rexhep Qosjën: Humbje e madhe për kombin shqiptar, ai do të jetojë përmes veprës së tij

Gazeta10
23 Prill 2026 - 21:28

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza në Politiko shprehu ngushëllime për ndarjen nga jeta të një figure të shquar të letërsisë dhe akademisë shqiptare, Rexhep Qosja.

Ajo e ka vlerësuar të ndjerin si një personalitet të rrallë të mendimit dhe krijimtarisë, duke theksuar se bëhet fjalë për një humbje të madhe për kulturën shqiptare.

“Është lajm i zi. Humbja e një njeriu të madh, një shkrimtari të jashtëzakonshëm, akademiku të rrallë, një kolosi të mendimit intelektual,” tha Fejza në Politiko.

Ajo shtoi se vepra e tij do të mbetet e gjallë pavarësisht ndarjes nga jeta.

“Kjo është një humbje e madhe, por ai do të vazhdojë të jetojë dhe të kujtohet përmes shkrimeve, krijimtarisë dhe jetës së tij të lavdishme.”

Deklarata e plotë:  https://youtu.be/sFt55ElrrJk

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.