Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Arjeta Fejza kërkon sqarime nga opozita: Pse i doni zgjedhjet dhe çfarë po prisni?

Gazeta10
23 Prill 2026 - 21:54

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza në Politiko ka kritikuar opozitën duke thënë se  ata nuk kanë ofruar zgjidhje konkrete për tejkalimin e situatës politike në vend.

Ajo theksoi se opozita  vetëm ka  bërë refuzime dhe bllokime, pa dhënë alternativa për dalje nga kriza.

“Është shumë e rëndësishme me pa edhe çka ka bërë opozita përtej refuzimit dhe bllokimit. Nuk është se në asnjë rrethanë kanë ofruar ndonjë zgjidhje për me dalë nga kjo situatë,” tha  Fejza në Politiko.

Ajo shtoi se, sipas saj, kur janë bërë përpjekje për marrëveshje apo propozime konkrete, ato nuk janë pranuar nga opozita.

“Kur kemi kërkuar një emër, nuk ka pasur emër, kur kemi ofruar marrëveshje nuk kanë dashur marrëveshje,” u shpreh ajo.

Në fund, Fejza ka kërkuar sqarime nga opozita lidhur me qëndrimet e saj për procesin politik dhe zgjedhjet.

“Është shumë e rëndësishme që të na shpjegojnë pse opozita i do zgjedhjet dhe çka po presin,” ka deklaruar ajo.

Deklarata e plotë: https://youtu.be/JB1ITHQJB24

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.