Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti nuk flet për targat dhe presionin ndërkombëtar: Deklarohemi nga Qeveria (VIDEO)

Gazeta10
28 October 2022 - 14:08

Kryeministri Albin Kurti nuk ka pranuar që të komentojë kërkesën për shtyrjen e vendimit për targat nga bashkësia ndërkombëtare, raporton Gazeta10.

Pas manifestimit tradicional informativo-kulturor me moton “Zbulimi i hershëm – Mbijetesë” për kancerin e gjirit, ai u tha gazetarëve se për të gjitha çështjet që lidhen me këtë temë dhe presionin ndërkombëtar do të flas nga Qeveria.

“Sapo isha në marshin që i dedikohen grave nga kanceri i gjirit, të për çështjet tjerat si puna e targave e ndërmjetësimit ndërkombëtar në raportet me Serbinë do të flasim pasdite nga Qeveria”.

“Ju lutem të shprehim respekt për këto gra e vajza, sot pasdite do të flasim për këtë çështje”.

Për në orën 16:00 është thirrur mbledhje e Qeverisë, por që nuk është bërë publike agjenda. Përderisa përfaqësues ndërkombëtarë kanë bërë thirrje që vendimi për ndërrimin e targave të shtyhet edhe për një periudhë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
09 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.