Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gashi: Integrimi i serbëve nuk është vetëm problem i veriut, dështim edhe në nivel qendror

Gazeta10
24 Prill 2026 - 23:12

Gazetari Kreshnik Gashi, i ftuar në emisionin “Adresa” në Kanal 10, ka folur për çështjen e integrimit të komunitetit serb në institucionet e Kosovës, duke theksuar se problemi nuk kufizohet vetëm në katër komunat veriore.

Sipas Gashit, integrimi i serbëve në institucionet qendrore, përfshirë nivelin legjislativ, mbetet i mangët. Ai deklaroi se shpesh fokusi vendoset vetëm tek veriu, ndërkohë që neglizhohet fakti se përfaqësimi dhe angazhimi i serbëve në institucionet qendrore është i pamjaftueshëm.

Duke iu referuar performancës së Lista Serbe, ai theksoi se niveli i propozimeve ligjore nga kjo parti ka qenë shumë i ulët, madje sipas tij, shpesh i papërfillshëm. Gashi vlerësoi se kjo tregon një dështim për të mbrojtur në mënyrë efektive interesat e komunitetit serb në Kuvend.

Ai përfundoi se mungesa e angazhimit konkret në procesin legjislativ është një nga arsyet kryesore pse integrimi real i komunitetit serb në institucionet e Kosovës vazhdon të mbetet sfidë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.