Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Ismet Munishi transferohet në Kanal10

Gazeta10
07 Maj 2026 - 14:30

Një nga figurat më të shquara të futbollit në Kosovë, Ismet Munishi do të jetë pjesë e televizionit të gazetarëve si analist i rregullt në emisionin Kampionët duke filluar nga Kampionati Botëror.

Trajner i mirënjohur me analizat e tij do të jetë çdo natë në Kanal10 në ngjarjen më të madhe të futbollit botëror.

Munishi, i njohur për stilin e tij të drejtpërdrejtë dhe komentet e sinqerta, pritet t’i japë një dimension të veçantë debatit sportiv në maratonën e Botërorit.

Kjo nuk është e tëra, pasi në Kanal10 së shpejti do të njoftoheni me befasitë e radhës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.