Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“ Qava me të madhe” – Ish-ushtari britanik që trajnoi UÇK-në rrëfen se si e mori shtetësinë e Kosovës

Gazeta10
07 May 2026 - 22:19

Ushtari britanez që gjatë luftës së vitit 1999 stërviti pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jon Harrison, ka bërë të ditur se tashmë ka marrë shtetësinë e Kosovës.

Në një intervistë për Politiko, ai ka rrëfyer emocionet që përjetoi pasi kërkesa e tij për shtetësi u aprovua, duke kujtuar edhe lidhjen e fortë që krijoi me Kosovën gjatë luftës.

“E shkruam një letër dhe një vajzë, Egnesa Vitia, e mori përsipër dhe e çoi përpara me vendosmëri. Emaili që mora kur kërkesa ime u aprovua më bëri të shpërthej në lot. Qaja me të madhe. Gjëja e parë që bëra ishte ta telefonoja gruan time, Lejlën”, ka deklaruar Harrison.

Ai ka treguar se kujtimet nga koha e luftës në Kosovë mbeten ndër përvojat më të forta të jetës së tij, duke theksuar lidhjen e veçantë që ndien me vendin dhe popullin kosovar.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.