
Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, është miratuar propozim buxheti për vitin 2023.
“Viti i kaluar ishte viti më i suksesshëm sa i përket të hyrave dhe rritjes ekonomike. Kjo na vendos në trajektore të mirë për vitin e ardhshëm. Buxheti për vitin 2023 do të jetë 3 miliardë e 212 milionë euro ”, ka thënë Kryeministri Kurti në hapje të mbledhjes së qeverisë.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se ky projektbuxhet ofron më të mirën për ekonominë dhe qytetarët e vendit.
Ky projektligj u miratua nga të gjithë, përderisa nuk kishte asnjë kundër./Gazeta10