Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Artan Aliaj: Pse opozita nuk del ballëhapur para opinionit e të thotë se nuk duan marrëveshje me Kurtin

Gazeta10
28 Prill 2026 - 18:58

Opinionisti Artan Aliaj, në Gazeta tha se që nga momenti i ndarjes politike mes Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit, opozita ka qenë e orientuar drejt një qëllimi të qartë: shkuarjes në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Sipas tij, kjo qasje është plotësisht legjitime dhe duhet parë si një veprim i zakonshëm politik, për të cilin opozita mban përgjegjësi të plotë.

“Në këto momente dhe që prej momentit kur u bë ndarja me Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin, në njëfarë forme opozita veçse ka qenë e vendosur që interesi i tyre është që të shkojnë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Kjo është legjitime dhe nuk mund të quhet antiinstitucionale, është veprim politik,” tha Aliaj në Gazeta.

Ai shtoi se zgjedhjet mbeten e vetmja mënyrë për opozitën që të synojë ndryshimin e qeverisjes. Megjithatë, Aliaj ka kritikuar mungesën e qartësisë publike nga ana e opozitës, duke kërkuar që ajo të deklarohet hapur për qëndrimet e saj.

“Ajo që nuk më pëlqen dhe nuk e kuptoj është pse opozita nuk del ballëhapur para opinionit dhe të thotë se nuk duan marrëveshje me Kurtin dhe se synojnë zgjedhje të jashtëzakonshme,” ka thënë ai.

Duke iu referuar zhvillimeve institucionale, ai ka përmendur edhe afatet kushtetuese të përcaktuara nga Gjykata Kushtetuese, sipas të cilave,   afati i fundit për mbajtjen e zgjedhjeve të ardhshme duket të jetë 7 qershori.

Deklarata e plotë: https://youtu.be/vNQnuvZLXB8

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.