Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Albulena Haxhiu: Kuvendi konsiderohet i shpërndarë, zgjedhjet pritet të shpallen brenda afatit kushtetues

Gazeta10
29 Prill 2026 - 0:07

Gjatë seancës së fundit për sot në Kuvendin e Kosovës, kryeparlamentarja dhe njëherit ushtruasja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu u është drejtuar deputetëve, qytetarëve dhe mediave duke theksuar se procesi parlamentar iu afrua fundit dhe se legjislatura aktuale po përmbyllet, shrkuan Gazeta 10.

“Te dashur deputetë, te nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, media që po e përcillni këtë seancë, staf i Kuvendit të Republikës së Kosovës, kjo seancë shënon fundin e këtij procesi dhe fundin e kësaj legjislature fatkeqësisht,” tha Haxhiu në fjalën përmbyllëse në Kuvend.

Sipas saj, bazuar në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi konsiderohet i shpërndarë dhe zgjedhjet pritet të shpallen brenda afateve kushtetuese./Gazeta 10

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.