Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Arian Tahiri: Kosova po përballet me sfidën më të madhe që nga pavarësia

Gazeta10
28 Prill 2026 - 21:43

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri tha se Kosova po kalon një nga sfidat më të mëdha që nga shpallja e pavarësisë dhe sovranitetit të saj, duke ngritur shqetësime për mënyrën e zhvillimeve politike në vend.

Sipas tij, përpjekjet për zgjedhjen e presidentit në mënyrë jokushtetuese janë shqetësuese dhe rrezikojnë stabilitetin institucional.

“Orët e fundit shteti ynë, Kosova, ka qenë duke u sfiduar me sfidën më të madhe prej kohës kur është shpallur shtet i pavarur dhe sovran. Tendenca në mënyrë jokushtetuese për me zgjedh presidentin ka qenë shqetësuese,” ka thënë Tahiri.

Ai ka theksuar se zgjedhja e presidentit është një proces që kërkon përfshirjen dhe konsensusin e të gjitha palëve politike.

“Zgjedhja e presidentit është preokupim i të gjithëve, nuk kisha dashur të jem në konferencë për këtë temë,” është shprehur ai.

Tahiri ka shtuar se, sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministri Albin Kurti kanë ndjekur një strategji që ka vështirësuar arritjen e shumicës parlamentare dhe konsensusit të nevojshëm për zgjedhjen e presidentit.

“E kemi alarmu edhe në komunikimet publike se z. Kurti me strategjinë dhe veprimet, sidomos pas datës 28 dhjetor, kanë qenë në formën që me pamundësi që kjo legjislaturë me ndërtu shumicën dhe konsensusin që vendi me pas presidentin,” tha Tahiri.

Deklarata e plotë: https://youtu.be/NFd-H0MVw6M

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.