
Opinionisti Artan Aliaj, në Gazeta kritikoi mënyrën se si po zhvillohet procesi i kandidimeve, duke theksuar se po përsëritet një praktikë e vjetër ku nuk ka garë të mirëfilltë mes kandidatëve.
Ai tha se shpesh përballë një kandidature serioze vendoset një tjetër vetëm për të plotësuar numrat, gjë që e dëmton standardin demokratik.
“Kjo është një procedurë që është përcjellë edhe më herët, ku e ke një kandidaturë serioze dhe një tjetër e vendosur vetëm sa për numër. Mendoj se kjo është e gabuar, por ja që kjo është demokracia jonë,” tha Aliaj në Gazeta.
Sipas tij, në thelb të procesit duhet të ekzistojë një garë reale mes kandidatëve dhe jo kandidatura formale “sa për sy e faqe”.
Ai gjithashtu ka komentuar edhe për kandidaturën e dytë, për të cilën tha se, bazuar në informacionet publike, lidhet me Lëvizjen Vetëvendosje, duke shtuar se kjo kandidaturë duket më shumë si një përpjekje për të përmbushur kriteret procedurale sesa për të ofruar konkurrencë reale.
Sipas Aliajt, praktika të tilla e zbehin kuptimin e garës demokratike dhe ndikojnë negativisht në perceptimin publik për proceset politike.
Deklarata e plotë: https://youtu.be/f_bs75upQ_w