Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Arben Ahmeti: VV do ta konsumojë tërë afatin duke thirrë seanca të njëpasnjëshme

Gazeta10
28 Prill 2026 - 20:10

I ftuar në emisionin “Gazeta”, drejtori i Kanal10, Arben Ahmeti, ka paralajmëruar një skenar të fortë politik, duke thënë se Lëvizja Vetëvendosje mund ta çojë deri në fund afatin kushtetues përmes thirrjes së seancave të njëpasnjëshme.

Ai u shpreh:

“Duket sikur Lëvizja Vetëvendosje, me sa po e lexoj unë, nuk kam ndonjë informacion, do ta konsumojë gjithë afatin duke thirrur kështu seanca të njëpasnjëshme, sikurse në kohën që konsumonte gjithë afatin me kandidaturën për zonjën Haxhiu si kryeparlamentare. Po besoj që është përafërsisht i njëjti skenar.”

Ahmeti theksoi se gjithçka mund të vendoset në momentet e fundit, afër mesnatës, kur pritet të shihet nëse shumica do të tentojë një zgjidhje tjetër.

“Do të shohim edhe gjatë emisionit ‘Adresa’ diku para orës 00:00 nëse do të shkojnë në versionin kur do ta votojnë zonjën Rushiti në dy mandatet dhe do të pretendojnë që është zgjedhur presidentja e re e Republikës së Kosovës, apo do të kërkojnë që nëpërmjet moskonsumimit të këtij afati t’i drejtohen qoftë Gjykata Kushtetuese e Kosovës, qoftë Komisioni i Venecias për interpretim të çështjes.”

Zhvillimet në orët e fundit të afatit pritet të jenë vendimtare për epilogun e kësaj situate politike.nbsp;

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.