Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Basri Muja: Oferta për zonjën Rushiti duhej të ishte bërë më herët që të mos vije situata këtu

Gazeta10
28 Prill 2026 - 21:21

Profesori i shkencave politike, Basri Muja në Politiko ka komentuar ofertën politike që është diskutuar në opinionin publik lidhur me përfshirjen e zonjës Rushiti, duke vlerësuar se ajo mund të ishte bërë më herët, por sipas tij mbetet ende një propozim i arsyeshëm.

Muja tha se në opinionin publik po qarkullojnë mendime se koha e paraqitjes së ofertës ka qenë jo optimale.

“Po dëgjoj prej disa komentatorëve se kjo oferta me zonjën Rushiti ishte dashur të bëhej para një muaji sepse do të ishte më mirë,” u shpreh ai.

Megjithatë, profesori theksoi se edhe tani e konsideron ofertën si të mirë dhe me potencial për marrëveshje politike, ndonëse shanset për pranimin e saj nuk duken të mëdha.

“Edhe tash mendoj se është një ofertë e mirë dhe shpresoj shumë që të pranohej si e tillë, edhe pse gjasat janë të vogla se po duket se partitë opozitare e kanë nda mendjen për zgjedhje të jashtëzakonshme,” shtoi Muja.

Deklarata e plotë: https://www.youtube.com/watch?v=aoT3y8h134E&pp=0gcJCd8KAYcqIYzv

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.