
Komentatori politik Viktor Buzhala në Politiko ka deklaruar se zhvillimet politike paszgjedhore do të ndikojnë drejtpërdrejt në afrimin e partive politike, veçanërisht të LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje.
Sipas tij, rezultati zgjedhor do t’i detyrojë subjektet politike të bashkëpunojnë, pavarësisht dallimeve politike.
“I detyron me u taku rezultati politik, rezultati i zgjedhjeve i detyron me u taku LDK-në me Vetëvendosjen,” ka thënë Buzhala.
Ai shtoi se, sipas tij, LDK-ja mund të ndryshojë qasje nëse nuk arrin përmirësim elektoral.
“Kur ta shohin LDK-ja se nuk kanë me pas rritje hiç, kanë me ul kokën,” u shpreh ai.
Deklarata e plotë: https://youtu.be/LC1uwGJWyXc