Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Mefail Bajqinovci për kandidaturat: Emrat i kemi nga shoqëria civile

Gazeta10
27 Prill 2026 - 21:16

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci në një lidhje direkte në Politiko reagoi për mungesën e propozimeve të kandidatëve për president nga opozita, duke theksuar se, pavarësisht pritjeve dhe diskutimeve të gjata, nuk është paraqitur asnjë emër konkret.

Sipas Bajqinovcit, opozita kishte kohë të mjaftueshme për të propozuar kandidatë, madje edhe gjatë një diskutimit të zgjatur që e beri kryeministri Kurti në seancën paraprake. Megjithatë, në fund nuk pati asnjë propozim zyrtar nga ana e tyre.

Ai shtoi se nga shoqëria civile tashmë janë propozuar dy emra, ndërsa procesi po shkon drejt përfundimit.

“Ne kemi pritur opozitën, por ata nuk janë askund. E dëgjuat edhe kryeministrin për rreth 40 minuta duke diskutuar për emrat që pritej të vinin nga opozita, por nuk pati asgjë. Ne kemi dalë nga shoqëria civile me dy emra dhe tashmë po presim që të përfundojë gjithçka”, deklaroi Bajqinovci.

Kjo situatë, sipas tij, tregon mungesë të angazhimit nga ana e opozitës në një proces të rëndësishëm institucional.

Deklarata e plotë: https://youtu.be/kBGgtW2lZPw

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.