Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Besa Kabashi: PDK ka prioritet interesin shtetëror dhe kombëtar mbi atë politik

Gazeta10
23 Prill 2026 - 22:08

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Besa Kabashi në Politiko tha se PDK ka mbajtur gjithmonë një qasje konsistente në raport me balancimin e interesit kombëtar dhe atij politik.

Ajo theksoi se, ndonëse partia është subjekt politik, prioriteti i saj ka qenë gjithmonë interesi shtetëror dhe ai kombëtar.

“PDK ka qenë gjithnjë konsistente karshi balancimit të interesit kombëtar me atë politik. Ne jemi parti politike, por gjithmonë i kemi dhënë prioritet interesit kombëtar dhe interesave shtetërore,” tha Kabashi në Politiko.

Deklarata e plotë: https://youtu.be/uB_sRYxq2fA

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.