Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Arton Demhasaj: Paga e 13-të ka dalë jashtë vendit dhe ka dëmtuar ekonominë më shumë sesa zgjedhjet e reja

Gazeta10
22 Prill 2026 - 22:44

Komentatori politik, Arton Demhasaj në Politiko tha se mënyra e shpërndarjes së pagës së 13-të në Kosovë ka pasur efekt më të madh ekonomik jashtë vendit sesa në ekonominë lokale, duke ngritur dilema për efektin real të këtyre politikave fiskale.

Demhasaj tha se rreth 56 milionë euro të pagës së 13-të të shpërndara rreth një muaj më parë kanë përfunduar në masë të madhe jashtë Kosovës, kryesisht në Shqipëri, për shkak të përkimit të kohës së pagesës me fundjavën dhe lëvizjet e qytetarëve.

Ai tha se paga e 13-të ka qenë shumë e dëmshme financiarisht për Kosovën, sesa mbajtja e zgjedhjeve të reja.

“Shumica e asaj page ka dalë në Shqipëri sepse ka qëlluar vikendi,” u shpreh ai, duke shtuar se kjo e ka kufizuar ndikimin e saj në ekonominë vendore.

Ai bëri krahasim edhe me periudhat e fushatave zgjedhore, duke thënë se paratë e shpenzuara gjatë fushatave mbeten kryesisht brenda vendit, pasi aktivitetet politike zhvillohen në Kosovë.

“Nuk jam kundër asaj që ndodh, por ajo është shumë më e dëmshme për ekonominë e vendit sesa zgjedhjet,” theksoi Demhasaj, duke vënë në pah nevojën për vlerësim më të kujdesshëm të ndikimit ekonomik të politikave publike.

Deklarata e plotë: https://youtu.be/xSKnt9LGH5E

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.