
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza në Politiko tha se procesi zgjedhor i sapopërfunduar ka treguar qartë vullnetin e qytetarëve për mënyrën se si duhet të përbëhet Kuvendi i Kosovës.
Ajo theksoi se rezultatet e zgjedhjeve përbëjnë një shprehje të drejtpërdrejtë të vullnetit qytetar dhe orientimit politik të vendit.
“Ne sapo e kemi përmbyll një proces zgjedhor në të cilin qytetarët e Republikës kanë folur shumë qartë se si ata mendojnë se duhet me u dok Kuvendi i Kosovës,” tha Fejza në Politiko.
Ajo shtoi se mënyra se si është i përbërë Kuvendi, siç është theksuar edhe nga kryeministri, krijon hapësirë institucionale dhe politike për zhvillime të mëtejshme, përfshirë edhe çështjen e kandidimit të mundshëm për president nga subjektet politike në raport me emrin e presidentit.
Deklarata e plotë: https://youtu.be/JB1ITHQJB24