
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu në Politiko reagoi ashpër ndaj zhvillimeve të fundit politike, duke theksuar se keqkuptimi i demokracisë po çon në pasoja të rënda për funksionimin e shtetit.
Kryeziu u shpreh kritik ndaj mënyrës se si po interpretohet demokracia në vend, duke përdorur edhe shembuj filozofikë për ta ilustruar qëndrimin e tij.
“Demokracia është ku dy budallenj e mundin një të mençur. Demokracia vret, e ka vra Sokratin,” tha Kryeziu duke ironizuar.
Megjithatë, ai theksoi se thelbi i demokracisë është respektimi i ligjit dhe funksionimi brenda kornizave ligjore.
“Demokracia është me respektu ligjin dhe çdo gjë duhet të bëhet në kuadër të ligjit, demokracia nuk është anarki,” tha Kryeziu.
Sipas tij, veprimet e fundit të udhëheqësve politikë po rrezikojnë rendin institucional dhe po krijojnë një formë të papërgjegjshme të funksionimit shtetëror.
“Kjo krijon anarki shtetërore, është papërgjegjësi kjo që po bëhet nga udhëheqësit e partive politike,” u shpreh ai.
Deklarata e plotë: https://youtu.be/JgKkJJ-N1eM