Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Krenar Shala: Kurti ka ofruar alternativa, nuk mund të thuhet se e ka bllokuar shtetin

Gazeta10
28 Prill 2026 - 23:13

Komentatori politik Krenar Shala në Adresa tha se kryeministri Albin Kurti nuk mund të akuzohet për bllokim të shtetit, duke theksuar se ai ka ofruar zgjidhje dhe alternativa në procesin e zgjedhjes së presidentit

Sipas Shalës, Kurti mund të kritikohet për mungesë taktike në disa raste dhe për vendime që  kanë qenë të diskutueshme, përfshirë edhe mospropozimin e Vjosa Osmanit në një periudhë të caktuar.

“Ka mundur të veprojë më mirë në aspektin e taktikës politike, por nuk mund të thuhet se e ka bllokuar shtetin, pasi ka ofruar alternativa,” ka thënë Shala.

Ai shtoi se mbetet e paqartë nëse opozitës nuk i kanë pëlqyer alternativat e propozuara apo rezultati i zgjedhjeve, duke lënë hapësirë të kuptohen të dyja si pozitive, që nuk i kanë pëqyer as alternativat dhe as rezultatin e zgjedhjeve të fundit.

Deklarata e plotë: https://youtu.be/jJVqk4p6990

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.