
Komentatori politik Visar Xani, në Adresa tha se aktualisht në skenën politike nuk po zhvillohet një garë e mirëfilltë politike dhe e ndershme, por një garë për bartjen e përgjegjësive dhe fajësimin e kundërshtarëve.
Sipas tij, partitë politike në vend po fokusohen më shumë në akuzat e ndërsjella sesa në ofrimin e zgjidhjeve konkrete për qytetarët dhe institucionet.
“Unë as këtë nuk do ta quaja garë politike, sepse nuk ka garë dhe nuk ka lojë fer politike. Po e quaj garë vetëm në kuptimin që secila parti po mundohet ta lërë fajin te tjetra,” ka thënë Xani.
Ai shtoi se kjo qasje po e dëmton seriozisht procesin politik dhe besimin e qytetarëve në sistemin demokratik.
Deklarata e plotë: https://youtu.be/nkAowIHWHjQ