Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Gjini: Lista e AAK-së përfaqëson krejt Kosovën

Gazeta10
11 Maj 2026 - 20:38

Në mbledhjen e AAK-së, Këshilli i Përgjithshëm ka aprovuar me shumicë votash Ardian Gjinin si bartës të listës për zgjedhje dhe mandatar për udhëheqjen e Qeverisë së Kosovës.

I ftuar në emisionin “Politiko” në Kanal10, Gjini tha se lista e partisë përfaqëson të gjitha profilet dhe gjithë Kosovën.

“Është një listë që e përfaqëson krejt Kosovën, listë e jashtëzakonshme me të gjitha profilet. Unë ndihem mirë me mbështetjen e kolegëve dhe të kryetarit Ramush Haradinaj. Përbërjen e listes e ka votuar po ashtu sot Këshilli, publikohet nesër kur të përfundon radhitja”, deklaroi ai.

Gjini tha po ashtu se zgjedhjet e parakohshme kanë ndikuar edhe në planet e brendshme partiake të AAK-së, pasi partia pritej të mbante zgjedhje të brendshme.

Sipas tij, procesi i brendshëm zgjedhor do të përfundojë më 24 maj.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.