
Bartësi i listës së AAK për zgjedhjet e 7 qershorit, Ardian Gjini, ka deklaruar se gëzon mbështetje të plotë nga të gjitha strukturat e partisë.
I ftuar në “Politiko” Gjini tha se e gjithë Aleanca është e unifikuar rreth ekipit zgjedhor.
“S’kanë vetëm njerëzit e Aleancës, strukturat, kryetarët e degëve, të gjithë janë absolutisht në mbështetje. Jemi pjesë e një ekipi i cili i ka edhe shtresimet e veta, shumë shpejt do t’i kemi të gjitha strukturat”, tha ai.