
Profesori i shkencave politike, Basri Muja në Adresa komentoi zhvillimet e fundit rreth Vjosa Osmanit dhe mundësinë e një rikthimi të saj në Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Sipas Mujës, një lëvizje e tillë nuk pritet të kalojë pa pasoja brenda partisë, duke pasur parasysh raportet e mëparshme dhe tensionet e krijuara.
“Të shohim tash se në çfarë forme do të jetë kalimi i saj në LDK. Nuk besoj që akomodimi i saj do të jetë pa pasoja, sepse një shtresë e madhe brenda partisë ka rezerva ndaj saj për shkak të largimit dhe dëmtimit që konsiderohet se i ka shkaktuar”, tha Muja në Adresa.
Muja thekson se, në këto rrethana, nuk është e sigurt që Osmani do të pritet “duarhapur” nga strukturat e partisë, çka sipas tij mund të ndikojë në dinamikat e brendshme të LDK-së.
Deklaratat e plotë: https://youtu.be/OCnGF-aIso8