Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rezolutë për Kosovën në NATO, Ramush Haradinaj: Hap i rëndësishëm – publikon fotografitë me kongresmenët

Gazeta10
30 Prill 2026 - 22:06

&Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, ka falënderuar kongresmenët amerikanë, Keith Self, së bashku me Ritchie Torres dhe Mike Lawler, “për paraqitjen e një rezolute në Dhomën e Përfaqësuesve që shpreh mbështetje të fortë për integrimin e Kosovës në NATO”.

Në postimin e tij, Haradinaj tutje ka shkruar:

“Një mirënjohje e veçantë për “Albanians for America”, Harry Bajraktarin dhe Gino Mulliqin, si dhe të gjithë shqiptaro-amerikanët që po angazhohen dhe po e mbështesin fuqishëm kauzën e Kosovës në institucionet amerikane, në veçanti në Kongresin Amerikan.

Ky është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të pozitës ndërkombëtare të Kosovës dhe garantimit të sigurisë së saj.

Prezenca jonë politike si shtet në institucionet amerikane është jetike për ne, sidomos në këtë kohë”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.