
Në emisionin “Politiko”, komentatori politik Krenar Shala ka folur për situatën aktuale politike dhe raportet mes partive në opozitë dhe pushtet.
Krenar Shala tha se opozita, sipas tij, ka humbur drejtimin politik dhe po vepron me një qasje që nuk i sjell përfitim vetë asaj.
Ai u shpreh se partitë opozitare besojnë se po e dëmtojnë Lëvizjen Vetëvendosje, por në realitet, sipas tij, po dëmtojnë vetveten me strategjitë e tyre politike.
“Opozita po menon që ka me dëmtu VV-në, por ka me dëmtu veten.” ,tha Shala.