
Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi në Politiko tha se sfidat në procesin e reformimit institucional në Kosovë lidhen me rrënjët e thella të kapjes së institucioneve nga strukturat e mëhershme politike.
Sipas tij, këto probleme vërehen veçanërisht në sistemin e drejtësisë, ku ndikimet politike kanë lënë pasoja të qëndrueshme.
“Rrënjët e kapjes së institucioneve nga Partia Demokratike e Kosovës janë shumë të thella, sidomos në sistemin e drejtësisë. Dhe besoni se sa më e vështirë është reforma jonë, aq më shumë flet se sa thellë janë rrënjët e të tjerëve. Nëse doni me kuptu sa thellë i kanë rrënjët, kuptoni vështirësitë tona të reformës,” tha Rrustemi në Politiko.
Ai shtoi se kompleksiteti i reformave institucionale është tregues i sfidave të trashëguara në funksionimin e sistemit shtetëror.
Deklaratae plotë: https://youtu.be/Idqo8VIna6Y