
Në emisionin “Politiko”, ish-deputeti i Lëvizja Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka folur për situatën politike dhe përgjegjësitë e partive në proceset e fundit institucionale.
Adnan Rrustemi deklaroi se opozita nuk ka pasur vullnet për të gjetur zgjidhje në situatat politike, duke e akuzuar atë për mungesë të konstruktivitetit në dialog.
Ai shtoi se, sipas tij, opozita ka qenë më e interesuar për të krijuar krizë politike sesa për të arritur marrëveshje, duke e lidhur këtë me mundësinë e shkuarjes në zgjedhje.
“Po të them që opozita ka pas zero vullnet për me gjet zgjidhje, e ka qenë plot vullnet për me shkaktu zgjedhje.”,tha Rrustemi.