
Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi në Politiko tha se 7 qershori paraqet datën e vetme të mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve, në përputhje me afatet kushtetuese.
Sipas tij, në kuptimin kushtetues kjo datë lidhet drejtpërdrejt me afatin maksimal të paraparë për organizimin e zgjedhjeve pas shpërndarjes së Kuvendit.
“Në kuptimin kushtetues duket data e vetme e mundshme, në kuptimin e afatit maksimal për t’i dhënë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kohë të mjaftueshme për organizimin e zgjedhjeve. 45 ditë është afati maksimal prej momentit të shpërndarjes së Kuvendit,” tha Rrustemi në Politiko
Rrustemi theksoi se 7 qershori përkon me të dielën e fundit të mundshme brenda këtij afati 45 ditor, duke e bërë atë opsionin e vetëm praktik dhe ligjërisht të qëndrueshëm për mbajtjen e procesit zgjedhor.
Deklarata e plotë: https://youtu.be/EyWaiQ63Qfk