
Komentatori politik Rid Berisha, në Politiko ka kritikuar mënyrën se si janë zhvilluar takimet politike mes Kryeministrit Kurti dhe partive opozitare, duke thënë se i gjithë procesi ka qenë jotransparent.
Sipas tij, një nga problemet kryesore është mungesa e dokumentimit zyrtar të këtyre takimeve.
“Krejt procesi i takimeve ka qenë jotransparent, nuk kemi transkripta të takimeve,” tha Berisha.
Ai theksoi se mungesa e transkripteve dhe transparencës në komunikimet politike krijon hapësirë për interpretime të ndryshme dhe ul besimin në proceset vendimmarrëse.
Deklarata e plotë: https://youtu.be/87pkQvdezR0