Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Një vit nga vdekja e komandant “Fytyra”, djali i tij, Bislim Shala flet pas akademisë përkujtimore

Gazeta10
01 Maj 2026 - 18:58

Në përvjetorin e parë të ndarjes nga jeta të atdhetarit Naser Shala, u mbajt një akademi përkujtimore më 28 prill në Malishevë, ku familjarë, bashkëluftëtarë dhe qytetarë u mblodhën për të nderuar jetën dhe veprën e tij.

I ftuar në emisionin “Gazeta” të Kanal 10, djali i tij, Bislim Shala, ndau emocionet dhe përjetimet e familjes pas humbjes së babait. Ai theksoi se dhimbja për të është shtuar dita-ditës që nga ndarja e tij nga jeta, por ky përvjetor kishte një domethënie të veçantë.

“Ky përvjetor ishte ndryshe. Dhimbja që kemi ndjerë u shndërrua në krenari. Ishim krenarë të gjithë që ishim pjesë e asaj akademie përkujtimore,” u shpreh ai.

Sipas tij, organizimi i akademisë ishte në nivelin e duhur falë angazhimit të artistes,  Besjana Mehmeti dhe Shkodran Tolaj. Një falënderim i veçantë u drejtua edhe për Komunën e Malishevës, Organizatën e Veteranëve të Luftës, si dhe shokëve dhe bashkëluftëtarëve e të komandant “Fytyra”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.