Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Abdixhiku: Tejet i rrezikshëm zhgënjimi i ShBA-ve dhe aleatëve ndërkombëtarë me Qeverinë e Kosovës

Gazeta10
28 October 2022 - 22:24

Kryetari i LDK-së, Lumir Abixhiku, ka komentuar reagimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas vendimit të ri të Qeverisë së Kosovës për targat.

Abdixhiku në kuadër të ciklit debatues me qytetarë “LDK ju dëgjon”, ka thënë se është tejet brengosës fakti që qeveria amerikane është shprehur e zhgënjyer dhe e shqetësuar nga veprimet e Qeverisë së Kosovës, transmeton Gazeta10.

“Institucionet e vendit duhet t’i trajtojnë me ndjeshmëri të lartë rekomandimet dhe kërkesat e miqve tanë. Sjellja me arrogancë ndaj kërkesave të partnerëve tanë, dëmton interesat strategjike të vendit dhe mund të prodhojë pasoja afatgjata në rrugëtimin tonë politik. Siç na mëson e shkuara, këto marrëdhënie janë fundamentale për të fituar një pozicion më të mirë ndërkombëtar për vendin tonë si dhe për të ndjekur synimet tona strategjike”, ka thënë fillimisht ai.

Më tej, ai ka thënë se e drejta e zbatimit të ligjit në Kosovë, që ritheksohet në rekomandimet ndërkombëtare, duhet të vlerësohet si garancë për vendin.

“Kosova ka çdo të drejtë në vendosjen e ligjshmërisë; siç dhe e ka domosdoshmëri koordinimin me aleatë në ndjekjen e synimeve strategjike”, ka thënë Abdixhiku./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.